Hajdutët lënë pa ndriçim rrugën nacionale Korçë- Ersekë

Sipas policisë janë vjedhur linjat e ndriçimit, në disa segmente të aksit nacional, në të cilat ka përfunduar rikonstruksioni.

Dhjetëra metër linear kabëll elektrik është vjedhur natën në rrugën nacionale Korçë – Ersekë. Ngjarja është konstatuar mëngjesin e së premtes nga subjekti që ndërton rrugën, i cili ka bërë edhe denoncimin në polici.

Sipas policisë janë vjedhur linjat e ndriçimit, në disa segmente të aksit nacional, në të cilat ka përfunduar rikonstruksioni.  Vjedhjet në Korçë vazhdojnë të mbeten në shifra alarmante.

Policia e Korçës bën të ditur se në 10 ditët e fundit janë vjedhur 16 banesa dhe biznese. Vetëm për 5 ngjarje policia ka mundur të identifikojë autorët./abcnews