Gjermani, 12 vjet burg farmacistit që dobësoi ilaçet e kancerit

Gjermani, 12 vjet burg farmacistit që dobësoi ilaçet e kancerit

Gjykata në Gjermani ka dënuar një farmacist me 12 vite burg për dobësimin e ilaçeve të kancerit në një masë të madhe për të siguruar një jetë luksoze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata në Essen sot në një aktgjykim ka potencuar se i akuzuari Peter S. ka abuzuar me mbi 1400 barna, cilësia e tyre “nuk u ul në mënyrë drastike”. Rasti ka ndodhur në qytetin e afërt Bottrop në periudhën nga 2012-2016.

Prokurorët kanë akuzuar farmacistin 48 vjeçar se ka dëmtuar të paktën 27 pacientë, edhe pse vlerësimet e mëparshme flasin për numër shumë më të lartë.

Sipas pretendimeve i akuzuari përmes abuzimeve në fjalë ka realizuar përfitime prej mbi 50 milionë euro dhe këto para i ka përdorur në ndërtimin e një vile luksoze më një topogan uji.

Farmacisti u arrestua në nëntor të vitit 2016, pasi u lajmërua nga një personel i farmacisë.