Vijojnë tërmetet, lëkundje të lehta në Lezhë

Tërmetet nuk kanë të ndalur në vendin tonë.

Tërmetet nuk kanë të ndalur në vendin tonë.

Lëkundje të lehta janë ndjerë rreth orës 11:42 të së premtes në qytetin e Lezhës.

Prej dy ditësh, toka lëkundet ditë e natë, edhe pse magnitudat e këtyre të fundit kanë qenë më të ulëta sesa tërmeti që shkaktoi panik ditën e mërkurë në orën 11:01.

Mesnatën e kësaj të premteje janë shënuar 3 tërmete të reja, dy në harkun e 3 minutave në Adriatik dhe në zonën përreth Gjirit të Lalzit, konkretisht 49 dhe 51 minuta pas mesnatës dhe me magnituda 4.3 dhe 3.7, ndërsa lëkundja e orëve të para të mëngjesit është regjistruar në orën 5:51 me magnitudë 3.1, përcjell Top Channel.

Lëkundja më e fuqishme ka qenë ajo e rënë në Adriatik, por që është ndjerë nga qytetarët, pa shkaktuar gjithsesi dëme.