Në mbarë Shtetet e Bashkuara mbrëmë me fishekzjarrë, parada dhe manifestime të ndryshme, në të cilat morën pjesë mijëra amerikanë dhe turistë u shënua Dita e Pavarësisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mijëra amerikanë dhe turistë të huaj u mblodhën në brigjet e East Rivera nga ku shijonin fishekzjarrët dhe argëtimet kushtuar Ditës së Pavarësisë.
Deklarata e pavarësisë të SHBA-së nga Britania e Madhe u nënshkrua më 2 korrik të vitit 1776, kurse manifestimet u mbajtën dy ditë më vonë, në ditën e proklamimit të presidentit të dytë të SHBA-së, John Adams.
Gjatë këtij manifestimi amerikanët përkujtojnë momentet patriotike dhe vlerat e traditës duke marrë pjesë në parada të ndryshme dhe festivale.