Këndi TIKA në Parkun e Madh në Tiranë, destinacion i fëmijëve për të kaluar orët e paradites

Fëmijët e kryeqytetit kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën pranë këndit TIKA në Parkun e Madh.

Fëmijët e kryeqytetit kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën pranë këndit TIKA në Parkun e Madh.

Fëmijët kanë gjetur vendin perfekt për të kaluar orët e paradites mes argëtimit, aktivitetit fizik, miqësive të reja dhe gjithçka në këtë oaz ekologjik të ndërtuar enkas për ta.
Specialistët e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit thonë “fundjavë të mbarë dhe të bukur! Te Këndi TIKA në Parkun e Madh, fëmijët kanë gjetur vendin perfekt për të kaluar orët e paradites. Argëtim, aktivitet fizik, miqësi të reja, gjithçka në këtë oaz ekologjik të ndërtuar enkas për ta”, raoprton TRT.

Ky është këndi i dytë modern lojërash për fëmijë në Parkun e Madh të Liqenit që është financuar ngaAgjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim-TIKA. Dy vite pas hapjes së këndit më të madh të lojërave në vend, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me TIKA-n, ndërtoi këndin e dytë më të madh, por më herët kjo hapësirë më parë ishte krejtësisht e degraduar dhe e pashfrytëzuar në pjesën jugore të Parkut të Liqenit.