BE i akordon Shqipërisë 180 mln euro për përballimin e pasojave ekonomike të Covid-19

Bashkimi Europian vendosi të ndihmojë Shqipërië me 180 milionë euro kredi me kushte shumë të favorshme.

Për përballimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia e COVID-19, Bashkimi Europian i ka akorduar Shqipërisë 180 milionë euro ndihmë financiare.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca nëpërmjet një statusi në Twitter shprehet se kjo ndihmë tregon edhe njëherë solidaritetin e Bashkimit Europian me rajonin në këtë kohë krize.

“Me dorëzimin e sotëm të 180 milionë eurove ndihmë financiare për Shqipërinë për të ndihmuar vendin të kufizojë rezultatet ekonomike të COVID-19, BE tregon edhe një herë solidaritetin e saj me rajonin në një kohë të një krize të paparë. Ne jemi më të fortë së bashku”.

Bashkimi Europian vendosi të ndihmojë Shqipërië me 180 milionë euro kredi me kushte shumë të favorshme. Kjo kredi do të shërbejë për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative socio-ekonomike.

Vendet që përfitojnë kredi dhe shuma nga BE
Republika e Shqipërisë 180 milion €
Bosnja dhe Hercegovina 250 milion €
Gjeorgjia 150 milion €,
Jordania 200 milion €
Kosova 100 milion €
Moldavia 100 milion €
Mali i Zi 60 milion €
Maqedonia 160 milion €
Tunizia € 600 milion
Ukraina 1.2 miliardë € /Monitor