Tajlanda ka lejuar që përdorimi i marijuanës të përdoret për medikamente, raportojnë media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi të Azisë Juglindore miratoi 17 formula mjekësore që do të përmbajnë marijuanë për spitalet lokale shëndetësore, raporton e përditshmja Nation.
Dr. Marut Jirasrattasiri, i cili drejton Departamentin e Mjekësisë alternative Thai, tha se: “Më shumë se 60 mijë njerëz tani janë të interesuar të marrin trajtim mjekësor të marijuanës në institucionet shtetërore të shëndetësisë në mbarë vendin”.
Qeveria ka lejuar 152 spitale të “zgjerojnë kultivimin e bimëve kanabis për përdorim mjekësor”, duke vendosur objektiv trajtimi të rreth 15.200 personave.
Përdorimi i marijuanës për trajtim mjekësor është debatuar gjerësisht nga qeveritë në të gjithë globin.