Parlamenti Evropian (PE) në përputhje me marrëveshjen mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë të arritur në vitin 2015, ka aprovuar pagesën e ndihmës financiare prej 500 milionë eurove që do të përdoret në shpenzimet e arsimimit të nxënësve sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).
Asambleja e Përgjithshme e PE-së është mbledhur në Strasbourg, ku është votuar raporti në lidhje me ndihmat.
Raporti i përgatitur nga anëtari nga Rumunia i PE-së, Siegfried Mureshan, parashikon që të ndihmojë financiarisht me një vlerë prej 500 milionë euro për të përmbushur pagat e 5 mijë mësuesve për vazhdimin e arsimit të mbi 300 mijë nxënësve sirianë në Turqi.
Për raportin votuan 548 anëtarë “pro”, ndërsa 70 ishin “kundër”. Gjithashtu edhe 61 anëtarë abstenuan.
Këshilli i BE-së me vendimin e marrë në vitin 2015 njoftoi se do të ndihmojë financiarisht me 3 miliardë dollarë për vitet 2016-2017, ndërsa në 14 mars 2018 shprehu mendimin se kjo shifër të rritet edhe për 3 miliardë euro të tjera për vitet 2018-2019.
Në fondin e krijuar për refugjatët sirianë në Turqi, nga buxheti i BE-së ishte ndarë 2 miliardë euro, ndërsa nga vendet anëtare 1 miliard euro.