Elbasan, banorët në panik nga tërmeti

Sipas të dhënave nga emergjencat civile në Prefekturën e Elbasanit ka patur plasaritje të mureve në disa pallate dhe dëme në banesa, por nuk raportohet për të lënduar.

Dëme nga tërmetet janë regjistruar në Elbasan. Sipas të dhënave nga emergjencat civile në Prefekturën e Elbasanit ka patur plasaritje të mureve në disa pallate dhe dëme në banesa, por nuk raportohet për të lënduar.

Momente frike dhe paniku ka përjetuar kjo e moshuar në Elbasan. Pallati ku banon u lëkund nga tërmeti.

“Është 70 vjet ky pallat. Poshtë është dëmtuar nga themelet”.

Në lagjen “Dyli Haxhire” ka dëmtime të pallatit nr 8.

Zyra e emergjencave civile  ka konfirmuar se në mjaft banesa janë konstatuar plasaritje.

Kurse në një pallat pranë bulevardit kryesor lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar dëmtime serioze.

Më shumë lëkundjet janë ndjerë në katet e larta të pallateve në Elbasan dhe në bashkinë e Peqinit, raporton Abc.

Prefekti i Qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj dhe Sektori i Emergjencave Civile Elbasan bënë me dije se janë duke komunikuar me bashkitë dhe njësitë vendore për të marrë masat e nevojshme.