Futbollisti shkodran i Bylis, i infektuar me Covid-19

Një ditë para ndeshjes, të gjithë shokët e tij të ekipit dalin negativë...

Një lojtar i skuadrës së Bylisit ka rezultuar pozitiv me koronavirus duke rritur shqetësimin tek ekipi mallakastriot.

Bëhet fjalë për Eridon Qardakun i cili kishte udhëtuar drejt Shkodrës për të kryer fazën e rikuperimin nga një dëmtim në kavilje. Në një intervistë për Top Channel, futbollisti shkodran i Bylisit tregon se është në gjendje të mirë.

Futbollisti 19 vjeçar që ndodhet në Shkodër në izolim sipas protokollit thekson se do të donte të kryente një test tjetër për covid 19 pasi nuk e kupton se nga e ka marrë virusin duke qenë se ka respektuar karantinimin, raporton Top Channel.

Ndërkaq mësohet se shokët e dhomës së Qardakut kanë rezultuar negativë në testet e tyre që përbën një lajm të mirë për ekipin ballshiot i cili është parashikuar të luajë ditën e mërkurë në orën 17:00 ndaj Tiranës, sfidën e parë post koronavirus të Kategorisë Superiore.