Rikthehen revoltat popullore në Iran. Këto pamje ku dëgjohet me armë të policisë ndaj protestuesve janë xhiruar në qytetin jugperëndimor të Korrahmsharit. Mediat flasin për një të vrarë nga radhët e protestuesve dhe për disa të plagosur të tjerë nga përleshjet.
Protesta e natës mes të shtunës dhe të dielës është më e madhja në një javë manifestimesh në këtë qytet për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.
Sipas asaj që bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, agjentët kanë përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë qytetarët. Por këta të fundit janë kundërpërgjigjur duke lëshuar gurë dhe objekte të tjera të forta kundër policisë. Gjatë përleshjeve janë regjistruar dëme të shumta materiale. Ndërkohë në internet po qarkullojnë video ku shfaqin forcat e rendit që hapin zjarr kundër manifestuesve.
Në rrjetet sociale megjithatë janë shpërndarë mesazhe për të marrë pjesë masivisht në protesa anti-qeveritare dhe për t’i zgjeruar ato edhe nëpër qytete të tjera. Protesta gjatë javës pati edhe në Teheran.
25 persona u vranë dhe mbi 5 mijë u arrestuan gjatë valës së protestave që u shtri në gjithë Iranin në fillim të këtij viti. Manifestuesit kërkonin të rrëzonin regjimin e Ajatollahëve, që e fajsonin për gjendjen e rëndë ekonomike. Ndërsa qeveria akuzoi fuqitë e huaja për komplot kundër Iranit.