Provimi i matematikës “tmerri” i maturantëve, 6% rezultojnë mbetës

Ashtu siç pritej matematika ka numrin me te larte te maturanteve mbetës dhe te rezultateve me te ulëta.

Ashtu siç pritej matematika ka numrin me te larte te maturanteve mbetës dhe te rezultateve me te ulëta.

Ndryshe nga gjuha e huaj dhe ajo shqipe, ne matematike 60% e maturanteve janë te nivelit te dobët. Këtë tregojnë rezultatet pas vlerësimit te provimeve te maturës shtetërore.

6% kane ngelur duke mos kaluar dot pragun e 10 pikëve, ndërsa notat me dominuese ne vlerësimin e matematikes janë 5 dhe 6. Për drejtuesit e qendrës se shërbimeve arsimore kjo është një shifër tregon nivelin e nxënësve ne këtë lende si dhe administrimin gjate provimit.

Ndërkohë 27 gjimnaziste e kane dorëzuar testin te bardhe duke marre zero pike. Po aq sa numri i mbetësve ne rang vendi janë shifrat e maturanteve ekselente.

6.7 % e tyre kane marrë te gjitha piket. Ndërkohë për maturantët jokalues fundi i gushtit, fillimi i shtatorit do te jete periudha e provimeve te vjeshtës. Pa siguruar note kaluese ata nuk marrin dot diplomën e shkollës se mesme duke mos pasur as mundësi te aplikojnë për ne universitete.

Me daljen e te gjitha rezultateve pritet te behet edhe një analize për nivelin e maturanteve te këtij viti.