Një person me probleme mendore ka plagosur me thikë dy policë paraditen e së hënës në Elbasan.
Punonjësit e policisë ishin duke e shoqëruar këtë person, autor i një vjedhjeje në një dyqan, kur ai i ka goditur me thikë.
Siç raporton Top Channel, mësohet se policët kanë marrë lëndime të lehta.