Poliçan,punonjëset e qendrës sociale kujdesen për çiftin e të moshuarve

Një ditë pasi u strehuan në qendrën sociale të Poliçanit, çifti i të moshuarve nga Korça janë shfaqur sot nën kujdesin e punonjësve të kësaj qendre.

Një ditë pasi u strehuan në qendrën sociale të Poliçanit, çifti i të moshuarve nga Korça janë shfaqur sot nën kujdesin e punonjësve të kësaj qendre.

Siç duket edhe nga fotot, punonjëset e qendrës kujdesen për të moshuarit. Ata janë fotografuar duke ngrënë një vakt ushqimi.

Ora News publikoi historinë e të moshuarve, të cilët ishin braktisur nga fëmijët.

Çifti i të moshuarve janë prindër të 4 fëmijëve, dy djem e dy vajza. Një djalë e një vajzë jeton në Shqipëri.

Në fillim ata jetonin tek djali. Pasi ky largua për në Tiranë shiti shtëpinë dhe prindërit shkuan të jetonin me vajzën. Më pas dhe nga familja e vajzës e larguan. Djali i siguroi qeranë për disa muaj por aktualisht prej 18 qershorit ato endeshin rrugëve e flinin ku i zinte nata.