Një drejtues i linjës urbane të kryeqytetit ka aksidentuar pasditen e së shtunës një këmbësor në zonën e quajtur “Xhamlliku”.
Burime nga policia bëjnë më dije se ka mbetur i plagosur një i moshuar, i cili është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën
Dëshmitarë nga vendngjarja raportojnë nga aksidenti ku mbeti i plagosur i moshuari. Sikurse duket edhe në video i moshuar është shtrirë në tokë dhe qytetarët i kanë dhënë ndihmën e parë.
Nuk bëhet ende i ditur emri i të moshuarit të aksidentuar. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e autobusit të linjës së Porcelanit.
.