Japoni, dështon testimi raketor

Zyrtarët theksuan se nga incidenti që u përfshi raketa e gjatë 10 metra, me diametër 50 centimetra dhe e rëndë një ton, treguan se nuk është plagosur askush

Raketën e parë prodhim privat japoneze e cila planifikohej të dërgohet në orbitë, MOMO-2, disa sekonda pas lançimit e kaploi zjarr, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, MOMO-2 e prodhuar nga Interstellar Technologies qendra e së cilës gjendet në Hokkaido, menjëherë pas lançimit u kaplua nga zjarri.

Zyrtarët theksuan se nga incidenti që u përfshi raketa e gjatë 10 metra, me diametër 50 centimetra dhe e rëndë një ton, treguan se nuk është plagosur askush.

Ndërkohë edhe në muajin korrik të vitit të kaluar raketa MOMO-1 për të cilën planifikohej të ngjitet mbi 100 kilometra lartësi, kishte përfunduar pa sukses.