Kreu i qeverisë ka prezantuar këtë të hënë paketën e dytë të ndihmës ekonomike për përballimin e pasojave të rënda që ka sjellë përhapja e koronavirusit në Shqipëri.
Rama tha se në total do të jepen 70 mln dollarë për qytetarët që kanë humbur punët e tyre, konkretisht për 100 mijë biznese të vogla, 10 mijë punonjës të turizmit por edhe rreth 60 mijë punonjës që janë larguar nga puna prej biznesit të madh.
Në një dalje live në ERTV, Rama deklarloi se do të përfitojmë 176 mijë persona.
40 mln dollarë do të japë qeveria për 100 mijë personat të mbetur pa punë. Kreu i qeverisë tha se do t’u jepet një rrogë prej 400 mijë lekësh të vjera.
Për punonjësit e privatit që kanë humbur punën, Rama deklaroi se do të jepen 26 mln dollarë dhe paga për këta persona do të jetë e njëjtë, 400 mijë lekë të vjetra. 10 mijë punonjës në sektorin e turizmit, u shpreh Rama, do të marrin gjithashtu këtë pagë.
Rama: Është pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori: 10 mijë punonjës turizmi, 66 mijë punonjës që janë larguar pezulluar nga biznesi i madh, 100 mijë punonjës në bizneset e vogla që kanë punuar me xhiro minimale për shkak të goditjes indirekte dhe nuk përfituan nga paketa e parë.
Për kategorinë e 100 mijë qytetarëve ne vëmë në dispozicion 40 milionë dollar dhe çdo individi në këtë kategori do t’i japim 400 mijë lekë. Po kështu për punonjësit që kanë humbur punën, do vëmë në dispoziocion 26 milionë dollar, ku do marrin nga 400 mijë lekë.
Në listën e individëve që do të ndihmohen janë dhe 10 mijë punonjës në sektorin e turzmit, që do të marrin 400 mijë lekë, për këto japim 4 milionë dollarë të tjera.
Paketa e zgjeruar adreson nevojën për pak frymëmarrje. Në total paketa është 70 milion dollar që është një shumë e konsiderueshme e cila ju shkon të gjithë atyre që e kanë të nevojshme që sot të mbështeten.
Për biznesin e madh, Rama foli për kredi (garanci sovrane), dhe ndarjen e barrës fiskale mes shtetit dhe kompanive. Rama tha se pagimin e kësteve të kredisë do t’i marrë përsipër qeveria.
Rama: 150 mln dollarë garanci sovrane për turizmin, fasonët dhe bizneset prodhuese me ndarje risku mes qeverisë dhe bankave. Qeveria do të marrë përsipër koston e interesit për kreditë. Po ashtu paketa e zgjeruar përcakton se të gjitha sipërmarrjet përjashto, sistemin bankar, telekomunikacionin dhe furnizimit me mall, pagesat e kësteve të tatim fitimit do të mund t’i bëjnë pas 30 shtatorit. Për turizmin, fasonët dhe call center dhe bizneset e vogla deri në 14 mln lekë pagesat do të shtyhen përtej 31 dhjetorit. Paketa do të miratohet brenda 48 orëve dhe shuma do të lëvrohet pas 20 prillit”
Rama ka folur po ashtu edhe për një paketë të tretë financiare në fund të muajit maj.
Rama: Sot pasi e kemi ndjekur më vëmendje cdo ditë dinamikën në të dyja frontet, edhe luftës për jetën, edhe në frontin e ekonomisë është momenti ta zgjerojmë paketën, sepse në vazhdim deri në fundjavën që shkoi nga e para, plot të tjerë janë goditur dhe me të drejtë kërkojnë dhe meritojnë ndihmë.
Goditjet kanë qenë valë valë, sot kjo paketë do të mbështesë përvec atyre të parëve plot 176 mijë të tjerë, individë dhe të tjerë. Të cilët nuk janë të goditur në të njëjtën kohë dhe nuk i përkasin të njëjtës kategori, për të përballuar këtë 40 ditësh vendimtar deri në fund të majit. Sepse ne besojmë se kurba do të shkojë në ulje dhe do të lëvizim jashtë perimetrit ku jemi sot por me shumë kujdes dhe duke kthimin në punë. Por ne do të kemi gati për paketën e tretë mes datave 20-25 maj. /Express