“Nuk do ta lëmë me kaq”, babai i Anxhelës flet pasi i jep lamtumirën e fundit të bijës

Familja Meçani, e cila prej tri javësh ka hapur dyert e mortit, i dha lamtumirën e fundit 21-vjeçares, që ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta në Itali, pasi u përplas nga një makinë.

Familja Meçani, e cila prej tri javësh ka hapur dyert e mortit, i dha lamtumirën e fundit 21-vjeçares, që ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta në Itali, pasi u përplas nga një makinë.

 MAJLINDA RAMA/ Familja Meçani, e cila prej tri javësh ka hapur dyert e mortit, i dha lamtumirën e fundit 21-vjeçares, që ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta në Itali, pasi u përplas nga një makinë.

Paraditen e djeshme, ambasada shqiptare në Itali ka mundësuar sjelljen e trupit të Anxhela Meçanit pranë familjes, në fshatin Baltëz të Fierit. Mes lotëve e dhimbjes, familjarët kanë falënderuar të gjithë ata që kontribuuan për sjelljen në shtëpi të trupit të vajzës së ndjerë, ndërsa vijojnë të kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.

“Jemi shumë të lënduar nga ky hall që na ra. Nuk do ta lëmë me kaq. Do të kërkojmë të gjendet kush na e vrau vajzën. Na e vranë e na e hodhën në rrugë si qen. Kjo është çnjerëzore. Vajza jonë s’i ka bërë keq askujt. Nuk kishin pse të ma vrisnin vajzën. Faleminderit, që të paktën shteti na e solli trupin në shtëpi që ta varrosim pranë nënës së saj”, u shpreh dje babai i Anxhelës, Dritan Meçani.

Edhe familjarë të tjerë të 21- vjeçares kërkojnë që të zbardhet sa më parë ngjarja e rëndë. Pranë babait të saj qëndron gjyshi i viktimës dhe miq të familjes. Gjyshi Isa Veizi shprehet mes lotëve se vetëm pak muaj më parë kishte humbur bashkëshorten e të birit dhe tashmë edhe mbesën e tij. Për ta dhimbja është mjaft e madhe, pasi siç shprehen, kishin shumë kohë pa e parë vajzën sepse ajo nuk kishte dokumente për të ardhur, ndërsa ata nuk kishin para për të shkuar në Itali.

“Nuk e dimë se deri ku janë hetimet. Çfarëdo që të ketë bërë një vajzë, fëmijë siç ishte ajo, nuk meritonte të dhunohej apo t’i merrej jeta. Asgjë nuk e justifikon dhunën. Këta kriminelë duhet të venë në burg dhe të marrin dënimin maskimal nga shteti italian”, shprehet gjyshi i Anxhelës. Vetëm pak orë ka zgjatur ceremonia me banorë të fshatit e rrethin e të afërmve të familjes Meçani dhe më pas trupi i së ndjerës është përcjellë për në banesën e fundit.

Ngjarja e rëndë po hetohet në vendin fqinj, pasi ka dyshime të forta se 21-vjeçarja është vrarë. Dritan Meçani, babai i Anxhelës, theksoi pak kohë më parë se e bija ishte larguar nga Fieri me një djalë, me të cilin iu kishte thënë se do të martohej.

https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1753005561415060/