Itali, sulmohet me thikë një shqiptar

Një shqiptar është sulmuar me thikë nga dy persona jashtë një lokali në Olbia të Italisë.

Një shqiptar është sulmuar me thikë nga dy persona jashtë një lokali në Olbia të Italisë.

Mediat vendase raportojnë se shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u dërgua me urgjencë në spital. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa dy agresorët u arratisën, por u arrestuan nga policia disa orë pas ngjarjes. Njëri prej tyre është gjithashtu shqiptar, i cili është personi që qëlloi me thikë. Në pranga ra edhe bashkëpunëtori i tij. Shkaqet e ngjarjes nuk janë të qarta.

Policia italiane është duke hetuar nëse bëhet fjalë për një grindje të çastit mes tyre apo konflikte të tjera.