Një burrë vrau një gjarpër të konsideruar në rrezik zhdukjeje, pasi zvarraniku kishte hyrë në bahçen e shtëpisë së tij. Ramazan Sancak, i cili jeton në provincën e Trabzon të Turqisë, duke folur për mediat atje u shpreh se e kishte dalluar gjarprin 2 metra të gjatë, ndërkohë që po largohej nga shtëpia.
“Isha i trembur, nuk kisha parë kurrë më parë një gjarpër kaq të madh. E vrara duke e goditur me një shkop“, tha ai. Sipas agjencisë turke të lajmeve Demirören, gjarpri i përkiste species së quajtur nepërka kaznakovi, që gjendet në Turqi, Gjeorgji dhe Rusi.
Nëse konfirmohet, zvarraniku i vrarë do të ishte më i madhi i kapur ndonjëherë më parë i këtij lloji. Në Turqi ato janë shpallur si specie në rrezik zhdukjeje dhe që prej vitit 2016 janë nën mbrojtje, përcjell Klan.