Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03ºC në 14ºC, në zonat e ulëta nga 09ºC në 22ºC dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 22ºC.
Era do të fryejë në drejtim Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 2-3 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 05ºC deri në 11ºC dhe në zonat e ulëta nga 11ºC në 15ºC.