Norvegji, raketa për pak sa nuk i merr jetën ekuipazhit

Momenti dramatik kur raketa shpërthen në bordin e luftanijes

Momenti i pabesueshëm kur gjithçka shkoi keq gjatë lëshimit të një rakete, e cila shpërtheu në bordin e luftanijes gjatë ushtrimeve stërvitore, është publikuar online.

Shpërthimi i raketës krijoi flakë të fuqishme në bordin e luftanijes gjermane “Saxony”. Media raporton se ngjarja ndodhi afër brigjeve të Norvegjisë, duke plagosur 2 marinarë.

Në video shihet qartë edhe një ‘shi’ mbetjesh që bien mbi luftanije dhe në det pas shpërthimit të fuqishëm.

Autoritetet thanë në një njoftim për shtyp se luftanija po operonte në Arktik kur tentoi të lëshonte një raketë standarde në kuadër të stërvitjeve.

Pas dhënies së komandës, raketa shpërtheu në bordin e anijes si pasojë e një defekti, por fatmirësisht në luftanije u aktivizua menjëherë sistemi spërkatës dhe zjarri u vu nën kontroll.

Fotot pas incidentit të postuara në uebsajtin zyrtar të marinës gjermane shfaqin qartë dëmet në luftanije.

Pas një ndalese të shkurtër në Norvegji, luftanija është rikthyer në bazën e saj, në portin Wilhelmshaven të Gjermanisë ditën e martë.