Italia duke blokuar të gjitha vendimet që do të merren në Samitin e Liderëve të Bashkimit Evropian (BE), “përkohësisht” është bërë pengesë në deklaratën përfundimtare të përbashkët të 28 vendeve anëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të lëshuar nga Këshilli Evropian thuhet se “në këtë fazë nuk është marrë ndonjë rezultat për shkak se një vend anëtar ka bllokuar të gjitha vendimet që priten të merren”.
Në anën tjetër, sipas informacioneve të marra mësohet se Italia është vendi në fjalë, që pret vendimet të merren në mënyrën që ajo dëshiron.
Për këtë arsye është anuluar edhe konferenca për media e presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, të cilët do të njoftonin vendimet e marra në samit.
Liderët e 28 vendeve anëtare të BE-së janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar çështjet si ajo e refugjatëve, marrëdhëniet me SHBA-të, bashkëpunimi për mbrojtjen dhe sigurinë, Brexit-i dhe çështjet ekonomike.
– Italia edhe para samitit kishte kërcënuar
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, në nisjen e samitit kishte deklaruar se “Italia në çështjen e refugjatëve ka nevojë për kalim në veprim dhe jo fjalë të reja”.
Duke bërë të ditur se Italia në samit do të paraqesë propozimin e saj për problemin e refugjatëve, kryeministri Conte kishte theksuar se, “Tashmë jemi të detyruar të marrim vendim. Në rast se nuk merret ndonjë vendim në këtë samit, do të detyrohemi që të ta zgjidhim vetë këtë problem”.
Po ashtu duke vënë në dukje se mund të vendoset veto ndaj vendimeve që do të merren në samit për çështjen e refugjatëve, Conte ka deklaruar se, “Nuk dëshiroj të vlerësoj këtë mundësi, por në fund të samitit mund të mos arrijmë një rezultat të përbashkët.