Serie A ndërprehet për shkak të koronavirusit

E gjithë Italia është shpallur zonë e kuqe.

E gjithë Italia është shpallur zonë e kuqe. Serie A zyrtarisht është suspenduar për një datë të pacaktuar.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka konfirmuar se nuk guxojnë të lejojnë vazhdimin e kampionatit për shkak të virusit vdekjeprurës, Coronavirus dhe me këtë rast, Serie A ndërprehet me efekt të menjëhershëm.

Ai ka thënë se “s’mund të lejojmë që të vazhdojnë ndeshjet e futbollit, na vjen keq që po e them këtë, por fansat duhet ta kuptojnë”.

Ai ndër të tjera tha se do të ndërpritet çdo aktivitet tjetër sportiv.

E gjithë Italia do të jetë zonë e mbrojtur dhe nuk ka asnjë arsye pse të vazhdojnë të zhvillohen manifestimet sportive. Kemi ndërhyrë dhe kemi rregulluar edhe këtë detaj. Vendimi është në dekretin që po firmos, që pritet të hyjë në fuqi nga nesër paradite. Nuk ka arsye që të vazhdojnë të luhen ndeshjet, pasi në to duhet të marrin pjesë edhe tifozët, që momentalisht e kanë të pamundur”, deklaroi mes tjerash kryeministri Italian.

E gjithë Italia është shpallur zonë e kuqe.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 97 presona, duke shkuar numri në 463, derisa 733 janë në kujdes intensiv.

Përfshirë edhe ata që janë shëruar, total pozitiv me Coronavirus kanë dalë në Itali 9,172 persona./Gazeta Express