Inflacioni në Turqi arrin vlerën 12.37% në Shkurt

Qëndrimi i Turqisë me forcat ruse dhe siriane në zonën e Idlibit në Siri, kombinuar me shqetësimin e investitorëve për përhapjen e koronavirusit, kanë ulur vlerën e lirës turke me 4% këtë vit.

Inflacioni në Turqi arriti shifrën 12.37% në Shkurt sipas të dhënave të ditës së sotme, një matës ky që tregon aftësinë e bankës qendrore për të stimuluar ekonominë, në një kohë kur lira turke është e dobët si dhe konflikti në Siri vazhdon.

Rritja në matësin e çmimit konsumator vjetor dhe mujor ishte më pak se sa ishte parashikuar, sipas Insitutit të Statistikave të Turqisë. Kjo lë bankën optimiste që inflacioni do të bjerë në 8.2% deri në fund të vitit.

Shumë analistë presin që banka qendrore do të lehtësojë politikën monetare këtë muaj, pasi ka ulur në mënyrë agresive normën e interesit nga 24% në 10.75% në Korrik.

Qeveria nxit për norma një-shifrore për të ndihmuar ekonominë të dalë nga recensioni.

Qëndrimi i Turqisë me forcat ruse dhe siriane në zonën e Idlibit në Siri, kombinuar me shqetësimin e investitorëve për përhapjen e koronavirusit, kanë ulur vlerën e lirës turke me 4% këtë vit. /E Përditshmja