Rregullat e higjienës dhe të kujdesit personal nuk janë aq të vështira, por ne i kemi të fiksuara gabimisht disa gjëra.
Gabimet mund të na kushtojnë jo vetëm bukurinë, por edhe shëndetin. Njihuni me 7 gabime që ne i bëjmë çdo ditë dhe si duhet t’i shmangim.
Mbulimi i gojës me dorën tuaj kur kolliteni ose teshtitni
Përdorimi i gërshërëve deformon strukturën e thonjve dhe ndikon në rritjen e gabuar të tyre. Si ta bëni mirë: Nëse keni nevojë të shkurtoni thonjtë e gjatë, përdorni limën e thonjve. Jo vetëm që i shkurtoni, por edhe u jepni formën e duhur.
Lyerja e syrit në pjesën e brendshme
Pika e lapsit tuaj, dhe sidomos furça, strehon bakteret që mund të shkaktojnë një infeksion nëse gjejnë rrugë në mukozën e syve. Përzierja me lot, krijon kushte të favorshme për shumëzimin e tyre. Si ta bëni mirë: Nëse doni të theksoni kapakun tuaj të ulët të syrit, përdorni hijet: zbatojeni ato pak larg nga vija e rritjes së qerpikëve.
Pastroni hundën me gisht
Gishtat e tu janë “shtëpia” e mikrobeve dhe mund të shkaktojnë një infeksion nëse ato hyjnë brenda hundës. Kjo është veçanërisht e rrezikshme nëse keni një hundë të bllokuar. Si ta bëni mirë: Lani hundën duke tërhequr ujin njëherë nga ana e djathtë dhe një herë tjetër nga ana e majtë. Ose, më mirë akoma, përdorni një pajisje të veçantë.
Larja e trupit me shampoo çdo ditë
Lëkura jonë është e banuar nga bakteret e dobishme që e mbrojnë atë nga infeksionet dhe e mbajnë të hidratuar. Përdorimi i përditshëm i shampos e shkatërron këtë pengesë. Trupi bëhet më i prekshëm ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe lëkura bëhet më e thatë, madje mund të çojë edhe në ekzemë. Si ta bëni mirë: Përdorimi i përditshëm i sapunit ose i shampos është i nevojshëm vetëm në duar, në sqetulla dhe në zonën intime.
Përdorni shumë pastë dhëmbësh
Përdorimi i një sasie të madhe paste dhëmbësh nuk ndihmon në pastrimin e tyre. Përkundrazi, ajo i bllokon hapësirat mes dhëmbëve. Si ta bëni mirë: Sasia e rekomanduar e pastës së dhëmbëve për të rriturit është sa një kokërr bizele, ndërsa për fëmijët sa një kokërr oriz.
Përdorni shumë balsam flokësh
Përdorimi i një sasie të madhe flokësh ndikon në yndyrosjen më të shpejtë të tyre. Si ta bëni mirë: Sasia e rekomanduar e balsamit të flokëve është sa një monedhë e vogël. Ajo nuk duhet të vihet në rrënjën e flokëve, por në majat e dëmtuara dhe të thata. /Metro