Turqi, fituesi i 11.7 milionë dollarëve të lotarisë nuk u paraqit

Lotaria Kombëtare e Turqisë tha se kanë anuluar fitoren nën numrin 7615536 sepse fituesi nuk u paraqit brenda kohës së përcaktuar

Lotaria Kombëtare e Turqisë ka anuluar lotarinë speciale të Vitit të Ri nga viti 2018 me vlerë prej madje 70 milionë lira turke (11.7 milionë dollarë) pasi fituesi fatlum nuk u paraqit brenda afatit të përcaktuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Lotaria Kombëtare e Turqisë tha se kanë anuluar fitoren nën numrin 7615536 sepse fituesi nuk u paraqit brenda kohës së përcaktuar.

Ata deklaruan se fituesi me fat i këtij shpërblimi nuk ka më të drejtë të ngre fitimet e Vitit të Ri nga viti 2018.

Sipas ligjit turk, shuma tani do të transferohet në thesarin shtetëror dhe do të përdoret për shërbime publike.