Turqia është renditur në krye të vendeve që pritet të shënojnë rritjen ekonomike më të madhe në vitin 2020.
Sipas anketës së përgatitur nga “Bloomberg” me pjesëmarrjen e ekonomistëve të huaj, Turqia është vendi më pozitiv në perspektivën e rritjes ekonomike.
Të anketuarit nga “Bloomberg” ishin kryesisht menaxherë kapitali dhe ekspertë strategjikë, raporton TRT.
Anketa tregon se Turqia pritet të ketë rritjen ekonomike më të lartë në vitin 2020 duke lënë pas vende me rritje të vrullshme si Kina dhe India.
Rreth 65 për qind e analistëve u shprehën se Turqia do të ketë rritje ekonomike të konsiderueshme, madje përtej shumicës së parashikimeve.
Vendin e dytë në aspektin e perspektivës së rritjen e zuri Brazili.
Meksika dhe Indonezia pritet të jenë në mesin e vendeve me rritje të lartë gjithashtu.
Kujtojmë se Turqia shënoi një rritje ekonomike me 0,9 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2019.