Një person kishte vrarë bashkëshorten e tij me 39 goditje me sëpatë dhe tani është dërguar në një spital psikiatrik. Vendosjen e tij në psikatri e ka urdhëruar Gjykatën rajonale e Bonit, bëjnë të ditur gjatë ditës së hënë mediat gjermane.
37-vjeçari nga Kosova ka qenë në një gjendje“çmendurie” kur e kreu krimin ndaj gruas së tij 28-vjeçare. Pasi që ai e bëri krimin në një gjendje të paaftësisë për tu dënuar, nuk ka mundur të akuzohej për vrasje.
Gruaja në Gjermani kishte ardhur vetëm gjashtë javë më parë nga Kosova. Bashkëshorti i saj, i cili jetonte në Siegburg dhe punonte në një kuzhinë hoteliere, ishte shumë i bindur se bashkëshortja e tij mësuese e donte një person tjetër.
Në këtë proces ai i deklaroi si provë takime dhe diskutimet e të ndjerës, por të cilat, sipas Gjykatës nuk kanë ekzistuar kurrë. I pandehuri kishte dëshmuar se ai ishte tallur dhe provokuar nga gruaja e tij, natën e 1 tetorit 2017, shkruajnë mediat gjermane, përcjell “Albinfo.ch”. Ai kishte marrë një sëpatë dhe e ka goditur bashkëshorten në kokë dhe në qafë. Gruaja u mbulua me gjak dhe ndërroi jetë.
Kosovari ka vuajtur përkohësisht nga një ngacmim postraumatik, si refugjat i luftës. Gjendja e tij është diagnostifikuar 13 vite më parë dhe ishte trajtuar me barëra.