Gjermani, në një banesë gjenden 4 personave të vdekur

Një dëshmitar të martën në mëngjes gjeti kufomën e gruas 29 vjeçare dhe fëmijëve të moshës tre, shtatë dhe nëntë vjeç në banesën në qytetin bavarez Gunzenhausen. Nuk shpalosën detaje për shkaqet e vdekjes

Policia gjermane ka bërë të ditur se në një banesë në jug të Gjermanisë janë gjetur katër persona të vdekur, një grua dhe tre fëmijë, ndërkohë që një burrë u kap para ndërtesës me lëndime të rrezikshme për jetën që pësoi nga rënia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin policor theksohet se një dëshmitar të martën në mëngjes gjeti kufomën e gruas 29 vjeçare dhe fëmijëve të moshës tre, shtatë dhe nëntë vjeç në banesën në qytetin bavarez Gunzenhausen. Nuk shpalosën detaje për shkaqet e vdekjes.

Ai shtoi se 31 vjeçari me siguri ka qenë bashkëshorti dhe babai i fëmijëve, dhe se lëndimet që mori nga rënia janë nga lartësia e madhe.