Ndeshja Shqipëri-Andorra mbyllet në barazim

Është mbyllur në barazim 2-2 takimi mes Shqipërisë dhe Andorrës, që u luajt në “Elbasan Arena”. Kjo sfidë ishte e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020 dhe të dyja skuad Kjo sfidë ishte e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020 dhe të dyja skuadrat kanë ndarë nga një pikë. Shqipëria vinte në këtë takim si favorite absolute rat kanë ndarë nga një pikë. Shqipëria vinte në këtë takim si favorite absolute, por nuk ia ka dalë të marrë më shumë se një pikë.

Ishin kuqezinjtë tanë ata që kaluan të parët në avantazh, që në minutë ne pestë. Balaj shënoi me kokë nga një krosim i Odise Roshit, duke bërë të mendohej se do të ishte një fitore e thjeshtë për të besuarit e Rejës. Megjithatë, miqtë befasuan, duke arritur të barazonin në minutën e 17-të. Cristian Martinez do të gjente rrjetën pas një aksioni të bukur. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Në të dytën, Andorra do të befasonte. Sërish Cristian Martinez, në minutën e 47-të, do të arrinte të gjente rrjetën. Reagimi i kuqezinjve tanë ishte i menjëhershëm, me Rey Manaj që do të shënonte një gol shumë të bukur në minutën e 55-të. Ky gol, vendosi dhe rezultatin final të sfidës, pavarësisht se rastet nuk munguan për kuqezinjtë tanë./abcnews.al