Ndëshkohemi nga Andorra, barazim në “Elbasan Arena”

Ka nisur takimi mes Shqipërisë dhe Andorrës, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Si kuqezinjtë tanë, ashtu dhe miqtë nga Andorra, luajnë pa objektiv në këtë takim, pasi nuk kanë asnjë shans kualifikimi.

Në “Elbasan Arena”, favoritë absolutë konsiderohen të besuarit e Edy Rejas dhe asgjë më pak se një fitore shihet si objektiv për këtë sfidë./abcnews.al

EPISODET –

35’ – Ismajli pranë supergolit. Mbrojtësi gjuan nga një distancë e largët pa u menduar dy herë dhe tentativa e tij shkon pranë kuadratit. Ende në barazim 1-1 sfida.

32’ – Trashi del dy herë mirë nga krahu i majtë dhe arrin të krosojë, por tentativat e mbrojtësit të Partizanit nuk gjejnë asnjë nga shokët e skuadrës

25’ – Roshi është aktiv nga krahu i djathtë dhe kroson sërish drejt qendrës, por as Balaj e as Manaj nuk ndodhen në shtyllën e dytë.

23’ – Kombinime të shkëlqyera mes Manaj dhe Memushajt, por gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga portieri mik. Roshi kërkon të përfitojë nga topi i kthyer, por pa rezultat.

22’ – Dominojmë në mbajtjen e topit, por kuqezinjtë nuk po arrijnë të rikthehen në avantazh. 67-33% zotërimi i topit nga skuadrat, në favor të Shqipërisë.

17? – Shënon Andorra. Miqtë arrijnë të barazojnë rezultatin në minutën e 17-të, pas një aksioni shumë të bukur. Në gjumë mbrojtja kuqezi.

6’ – GOOOL Shqipëria! Bekim Balaj arrin të shënojë me kokë në minutën e gjashtë të sfidës. Një krosim nga e djathta e Odise Roshit shfrytëzohet mjaft mirë nga bomberi shkodran, që mposht portierin mik nga një distancë e afërt!

3’ – Kërcënimi i parë në portën e Andorrës, Ndoj pranë golit

1’ – Ka nisur takimi në “Elbasan Arena”, me kuqezinjtë tanë që janë hedhur menjëherë në sulm.

E enjte, më 14 nëntor 2019, 20:45Stadiumi “Elbasan Arena, Elbasan

SHQIPËRI-ANDORRË   1-1Balaj 6? / Martinez 17?

SHQIPËRIA: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Roshi, Ramadani, Ndoj, Memushaj, Trashi, Manaj, Balaj. Trajner: Edoardo Reja

ANDORRA:  Gomes, Martinez, Vales, Garcia, Clemente, Moreno, Alaez, San Nicolas, Cervos, Rubio, Llovera. Trajner:

Gjyqtarë: Kristo Tohver,  Silver Koiv, Aron Härsing, Roomer Tarajev (EST)