Rocco po ecën në gjurmët e babait të tij, ish-futbollistit Rudi Vata. Ai është pjesë e Celtic dhe sapo ka firmosur një marrëveshje 5-vjeçare me akadenimë e klubit të njohur skocez.
Mediat publikuan lajmin dhe fotot ku Rocco shfaqet me Rudin, duke mbajtur fanellën bardhejeshil. Djaloshi është pjesë e U14 të Celtic dhe i duhet ende kohë për të arritur te skuadra e parë ku babai i tij luajti në vitit ‘90. Rocco po bie në sy edhe për mënyrën se si i shënon golat me moshat e skuadrës legjendare.
Babai i tij, Rudi la shenjë në kampionatin skocez ku u aktivizua për 4 sezone, duke i realizuar edhe rivalit të përjetshëm Rangers. Mesa duket tradita do të vazhdojë dhe do të shohim një tjetër Rocco ata me këtë fanellë.