Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka takuar në Ankara nënpresidentin amerikan, Mike Pence, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan priti nënpresidentin e SHBA-ve në Kompleksin Presidencial në Ankara.
Gjatë takimit pritet të diskutohet rreth operacionit turk “Burimi i Paqes”, që po zhvillohet në veri të Sirisë për të pastruar elementet terroriste nga rajoni.
Takimi po zhvillohet prapa dyerve të mbyllura.