Turqi-Shqipëri, ndeshje nervoze! Gjyqtari rumun na bombardon me të verdha

Vetëm pak minuta pas nisjes së ndeshjes Turqi-Shqipëri, kanë nisur edhe tensionet në fushë. Në pak minuta lojë, kombëtarja shqiptare është ndëshkuar nga arbitri rumun, i cili me një gjykim skandaloz ka dhënë plot 3 kartonë të verdhë, dy prej të cilëve krejtësisht të pashpjegueshëm.

Nëse i verdhi për Baren pas fërkimit me Demiral ishte i justifikuar, ata ndaj Demarkut dhe Memushajt janë të pajustifikueshëm, shkruan Balkanweb.

Përballja mes Turqisë dhe Shqipërisë po luhet në “Sukru Saraçoglu” të Stambollit, me dy ekipet që luajnë për një nga dy vendet që të çojnë direkt për në Euro 2020, me kuqezinjtë që shpresojnë të mbajnë gjallë shanset e tyre për biletën e dytë të grupit H.

Reja ka vendosur të luajë me lojtarët që kanë shfaqur formën më të mirë, teksa ka ulur në stol Odise Roshin, ndonëse fillimisht u hamendësua për një vend si titullar për fierakun.

Atomesfera në stadiumin e Fenerbahçes është e zjarrtë, ndërsa tifozët shqiptarë të pranishëm janë rreth 2000 vetë në sektorin mik, por ka dhe tifozë të shpërndarë në tribunat e tjera.