Referuar njoftimit zyrtar, 110 tatimpagues janë penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë). Për gjithë periudhën 4 korrik – 30 shtator janë 587 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), nga të cilët 336 janë subjekte nga sektori i bar- restoranteve. Zona bregdetare shënon edhe numrin më të lartë të rasteve të konstatuara me shkelje. Më konkretisht : Durrësi – 77 subjekte; Vlora 46; Saranda 40 dhe Tirana me 44 raste.
Referuar njoftimit zyrtar, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve tha se vetëdeklarimi korrekt dhe përmbushja e e detyrimeve ligjore nuk duhet të burojë nga presioni, por ndërgjegjësimi se kjo është rruga e vetme. Ajo ju bëri thirrje të gjitha subjekteve të respektojnë dhe të përmbushin vullnetarisht detyrimet që lindin nga legjislacioni në fuqi. /SCAN