Xhaka përzgjidhet si kapiten i Arsenalit

Unai Emery i ka dhënë Granit Xhakës rolin e kapitenit të parë të Arsenalit.

Trajneri spanjoll, pasi mori drejtimin e ekipit londinez në vitin 2018, ka bërë rotacion në rolin e kapitenit me 5 futbollistë: Laurent Koscielny, Petr Cech, Aaron Ramsey, Mesut Ozil dhe Granit Xhaka.

3 të parët nuk janë më futbollistë të Arsenalit, duke lënë vetëm Ozilin dhe Xhakën si kandidatë. Mesfushori gjerman ka bërë fare pak për të bindur Emeryn se e meriton një vend titullari këtë sezon, duke lënë vetëm Xhakën si kandidat.

Sipas BBC, Emery ka vendosur që Xhaka të jetë kapiten i përhershëm dhe të lërë mënjanë rotacionin e shiritit.

Duhet theksuar fakti se Xhaka ka qenë kapiten i Arsenalit në të gjitha ndeshjet e luajtura në këtë sezon.