Cristiano Ronaldo: Unë meritoj më shumë “Topa të Artë” se Messi

Rrëfehet CR7: "Topi i Artë", marrëdhënia me Messi, rekordet dhe “numri 1”...

Cristiano Ronaldo vazhdon të rrëfehet për jetën e tij. Në një intervistë për televizionin “ITV”, portugezi ka folur për Topin e Artë dhe marrëdhënien me Messi.

“Jam i sigurt që jam në historinë e futbollit për atë që kam dhënë dhe vijoj të jap, duke qenë një ndër më të mirët e historisë. Ndihem numri një, edhe pse e di që për dikë mund të jem numri një, për të tjerët dyshi, kjo nuk më intereson”. Kështu është shprehur Cristiano Ronaldo në rrëfimin e gjatë që ka dhënë për ITV, pjesëza të së cilës ju kemi sjellë gjatë ditës së sotme.

Duke folur për marrëdhënien me Messi, sulmuesi i Juventusit tha: “Nuk jemi miq, por e kemi ndarë këtë skenë së bashku për 15 vjet. Kam një marrëdhënie të mirë me të, pasi e di që më ka shtyrë për të qenë një lojtar më i mirë. Kjo vlen edhe për të”, tha Cristiano Ronaldo.

Portugezi ka një ëndërr në sirtar, të fitojë për të 6-ën herë Topin e Artë. “Më pëlqenta fitoj, besoj se e meritoj. Ka një diferencë në lidhje me sukseset e mia. Shpresoj që ta fitoj të 6-in, 7-in, 8-in”, u shpreh Cristiano Ronaldo.

Biri i Cristiano Ronaldos ishte i befasuar kur e pa shtëpinë e babait të tij në Lisbonë, ku kishte jetuar si i ri. Ylli i Juventusit mori birin e tij, Cristiano Ronaldo Jr, në shtëpinë e vjetër ku kishte qëndruar sa ishte pjesë e Sporting Lisbonës.

Ngritja e Ronaldos ishte shkallë-shkallë. Jeta që e bënte dikur është krejt në kontrast me jetën që e ka tani. 34-vjeçari është hapur edhe më shumë për fëmijërinë e tij në Madeira gjatë një interviste me Piers Morgan në ITV.Image result for ronaldo mcdonalds

Me pak ose fare para, Ronaldo do të shkonte në McDonald’s dhe do t’u përgjërohej për një hamburger. Dhe ai tani është i dëshpëruar ta gjejë Ednan, punonjësen e McDonald’s e cila e ushqente atë me të mbeturat.

“Ne ishim paksa të uritur. Kishim një McDonald’s afër stadiumit, ne trokitëm në derë dhe pyetëm nëse ka hamburgerë. Aty ishte gjithmonë Edna dhe dy vajza të tjera. Kurrë nuk i kam gjetur më”, tha ai.

“Kam pyetur njerëzit në Portugali, ata e mbyllën McDonald’s, por nëse kjo intervistë më ndihmon t’i gjej, do të isha i lumtur. Dua t’i ftoj ato në Torino ose Lisbonë dhe të hamë darkë së bashku sepse dua t’iu jap diçka në këmbim.”

Na duhet urgjentisht ta gjejmë Ednan. Një ribashkim i Cristiano  Ronaldos dhe zonjat e McDonald’s do të ishte fantastike.Image result for ronaldo mcdonalds