Zv.Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved foli para mediave në vigjilie të hedhjes së shortit të kalendarit të Serisë A. Ja çfarë është theksuar ai për “TMW”:
“Lukaku? Duke fituar tetë tituj radhazi të Serie A, ne tashmë ndihemi të fortë. Natyrisht, meqenëse merkato është e hapur, ne përpiqemi të forcojmë ekipin tonë. Nuk do të hyj në detaje, nuk dua të flas për individë, le të themi se jemi duke punuar”.
“Dybala? “Ka oferta – u përgjigj ai – ka interesa, por ne jemi duke pritur për gjëra konkrete për të vendosur me qetësi”.
Më në fund ai përqendrohet në rivalin e kampionatit:
“A do të jetë Inter? Tashmë jemi përballur me të në Kinë, ishte një startues i shkëlqyeshëm. Ne duam t’i mposhtim ata, por e dimë që ata po ndërtojnë diçka të rëndësishme. Do të jetë kënaqësi të përballemi me zikaltrit në kampionat “.