Njëri ndër mbrojtësit me të vlerësuar francez, William Saliba i është bashkuar sot Arsenalit, por ai nuk do të luan klubin londinez këtë sezon, por vetëm në sezonin e ri.
Pas zyrtarizimit, Arsenali e ka huazuar 18 vjeçarin në Saint-Etienne, klub në të cilin ai ishte deri me sot.
Huazimi në klubin e tij ishte pjesë e marrëveshjes se Arsenalit me klubin francez. Saliba nga vera e ardhshme do të luaj për klubin londinez.
“Ne jemi të lumtur që William është bashkuar me ne. Shumë skuadra e kanë dashur atë por ai ka vendosur që të jetë pjesë e jona për të ardhmen. Ai do të rrijë në France për këtë sezon për të marrë edhe më shumë përvoja para se ti bashkohet grupit tonë, sezonin e ardhshëm”, ka thënë trajneri i Arsenalit, Unai Emery. /GazetaExpress/