Paris Saint-Germian po bëhet gati që t’i ofrojë Kylian Mbappe një kontratë pesëvjeçare me rreth 250 milionë euro pagë gjatë këtyre viteve.
Manchester City thuhet se tani është skuadra që po i prinë garës për transferimin e sulmuesit anglez, mirëpo kampioni i Ligue 1 dëshiron ta blindojë atë.
Sipas El Pais, parisienët do t’i ofrojnë 38 milionë euro pagë 20-vjeçarit, por që ajo mund të rritet deri në 50 milionë euro nga bonuset, shkruan Telegrafi.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se ata janë të gatshëm që ta lejojnë Neymarin të largohet, por nuk duan ta humbasin Mbappen.