LA Galaxy ëndërron Cristiano Roanldon

Ekipi i MLS ëndërron të bëjë bashkë dyshen CR7-Ibra...

Menaxheri i përgjithshëm i Los Angeles Galaxy, Dennis Te Kloese, foli edhe për Cristiano Ronaldo për De Telegraaf:

“Pjesa sportive mbetet e ndërthurur me sponsorizimet brenda këtij klubi”.

“Duke tërhequr lojtarë si Beckham, Gerrard dhe Zlatan në të kaluarën ka sjellë LA Galaxy në vëmendjen e botës. Ato ishin lëvizje të mençura”.

“Nuk e ndryshon faktin se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të marrë lojtarë të kalibrit të Zlatan. Së pari, lojtarët e këtij niveli mund të fitojnë më shumë në klubet e tjera”.

“Niveli i MLS është vazhdimisht në rritje, siç janë pritjet e tifozëve. Lojtarët që duan të dalin në pension nuk janë më në vendin e duhur këtu”.

“Cristiano Ronaldo? Kurrë mos thuaj kurrë, por për momentin jemi shumë krenar që Zlatan po luan këtu “.Image result for cristiano ronaldo LA galaxy