Griezmann zyrtarisht futbollist i Barcelonës

Kampion bote me Francën në vitin 2018, sulmuesi tashmë kërkon lavdinë edhe në nivel klubi, gjë që nuk e arriti dot me Atletico Madrid, me të cilin humbi një finale Champions-i kundër Real Madrid.

Antoine Griezmann është zyrtarisht një futbollist i Barcelonës. Avokatët e lojtarit depozituan në selinë e LaLiga këtë të premte klauzolën prej 120 milionë eurosh dhe klubi katalanas njoftoi blerjen e tij për 5 sezonet e ardhshme me një klauzolë lëshimi prej 800 milionë eurosh.

Çështja “Griezmann” shkaktoi përplasje të forta mes dy klubeve në ditët e fundit, me Atletikon e Madridit që akuzonte Barcelonën se kishte pasur kontakte me sulmuesin francez gjatë kampionatit të fundit, në një kohë kur gara për titullin kampion në Spanjë ishte ende e hapur.

Kampion bote me Francën në vitin 2018, sulmuesi tashmë kërkon lavdinë edhe në nivel klubi, gjë që nuk e arriti dot me Atletico Madrid, me të cilin humbi një finale Champions-i kundër Real Madrid.

Griezmann plotëson kështu një repart sulmues ëndrrash te Barcelona, ku do të shoqërohet nga Leo Messi dhe Luis Suarez.