Tani formalizmi ka ardhur, përmes fjalëve të Beppe Marotta: “Icardi dhe Nainggolan? Ata nuk janë pjesë e projektit tonë, me transparencën dhe respektin që është ndaj tyre”, kështu u shpreh Drejtori i Interit në një intervistë me Federico Ferri, drejtor i Sky Sport.
Ky është një lajm që “nuk është” lajm, sidomos për sulmuesin argjentinas, i cili ka qenë prej kohësh në qendër të interesave të klubeve të ndryshme.
Një lajm që është “jo-lajm” edhe për Wanda Nara, gruaja-agjent i sulmuesit, i cili, në rrjetet sociale, në vend që t’i përgjigjej Marottës, thjesht promovoi linjën e saj të make-up të koleksionit Wanda Nara.
Icardi dhe Juventus
Icardi pret Juventusin, në një negocim që nuk paraqitet i thjeshtë, pavarësisht se zikaltrit do të vazhdojnë me shpejtësi drejt prishjes së bashkëpunimit.
Në fillim, kur interesi filloi të merrte formë pas përpjekjes së një viti më parë, u fol për një shkëmbim me Paulo Dybala, i cili sapo ishte kthyer nga një sezon në bankinë si rezervë.
Megjithatë, largimi i Massimiliano Allegri dhe ardhja e Maurizio Sarri ndryshuan kartat në tryezë, sidomos pas trajneri i ri nënvizoi qëllimin e tij për t’u përqëndruar në talent dhe teknikë.
Tani mund të hipotetizojmë përfshirjen e Gonzalo Higuain, nëse nuk mund të afrojnë Interi sulmuesin e Man.United, Romelo Lukaku (dhe në të cilën bardhezinjtë lëvizën pa zë për shkak të asaj që duket më shumë si një manovër për të ç’orientuar merkaton e Interit sesa një bindje e vërtetë).