Drejtuesit e Juventusit po ndërtojnë një skuadër të frikshme për trajnerin Maurizio Sarri në sezonin e ri, shkruan Koha jonë. Ish-trajneri i Chelsea-t do të ketë shumë kualitet në skuadër për të zbatuar skemat e tij, për një futboll të bukur dhe argëtues. Pasi u zyrtarizua në krye të ekipit italian, ai pati një takim me Cristiano Ronaldon, me të cilin duket se vendosi që portugezi të luante në sulm.
“The Sun” ka ndërtuar së fundmi skemën e Juventusit, e cila pritet të jetë 4-3-1-2. Ndryshime do të ketë në çdo repart. Në mbrojtje bardhezinjtë janë në pritje të De Ligt, me të cilin është arritur një marrëveshje me lojtarin, por ende jo me klubin. Në mesfush spikasin Ramsey dhe Rabiot, të dy të afruar me parametra zero gjatë kësaj vere, që shtojnë ndjeshëm kualitetin e lojës.
Dybala pritet që të luajë si trekuartist pas Cristiano Ronaldos dhe Gonzalo Higuain. Argjentinasi me shumë mundësi do të largohet për t’ia lënë vendin një tjetër argjentinasi, Mauro Icardi. Për momentin ky është formacioni i Juventusit që parashikohet në sezonin e ri.