Cristiano Ronaldo thërret James Rodriguez: Eja te Juventus!

CR7 raportohet se e ka bindur tashmë kolumbianin ti bashkohet Juventusit këtë sezon...

Real Madrid po përgadit një revolucion në skuadër pas trasferimeve të shumta kohët e fundit në ekip.

Los Blancos ju deshen më shumë se 300 milionë euro për të sjellë Ferland Mendy, Eden Hazard, Luka Jovic, Eder Militao dhe Rodrygo Goes. Kështu, ata do të duhet të shesin disa lojtarë për të balancuar financat.

Sipas ish-lojtarit të Bayern Lothar Matthaus, Cristiano Ronaldo i ka thënë mesfushorit kolumbian të bashkohet me të te Juventusin.

“Ne [ai dhe Rodriguez] kishim një bisedë dy javë më parë, gjatë kremtimit të fitimit të Bundesligës së Bayernit. E shoh atë te Juventusi shumë shpejt”.

“Ai është shumë afër Cristiano Ronaldos dhe më tha se ai ishte në kontakt me të dhe se i ka thënë atij se dëshiron ta ketë atë te Juventus”, tha Matheus.

“Unë e kuptoj pse si James mund t’i shërbejë Ronaldos në mënyrë që ai të mund të shënojë dhe të dy prej tyre mund të shkëlqejnë”, përfundoi ai.