Shqipëria ka marrë një fitore të vuajtur ndaj një kundërshtari modest si Moldavia me rezultatin 2-0. Sokol Cikalleshi na shpëton nderin në minutën e 66′ pas një aksioni të mirë me Uzunin dhe Roshin. Goli i dytë u shënua nga Ylber Ramadani me një goditje të bukur nga jashtëzone. Një sfidë që vë në pah dhe njëherë problemet e shumta që kemi si skuadër.
Ndeshja nisi shumë më mirë për Shqipërinë, që e dominoi të gjithë pjesën e parë. Hysaj dhe Sadiku kishin raste të mira, si dhe një penallti që nuk u akordua në favor tanëve. Pjesa e parë u mbyll pa gola.
Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, me Shqipërinë që kërkoi në çdo sekond golin. Edi Reja bëri zëvendësimet e duhura, duke aktivizuar Cikalleshin dhe Roshin. Ishin pikërisht këto dy futbollistë që kombinuan me njëri-tjetrin, duke shënuar golin e pare të sfidës.
Në minutat e fundit, Ramadani do të shënonte golin e dytë për kuqezinjtë tanë, pasi mposht portierin moldav me një goditje nga jashtë zone, duke hipotekuar fitoren e Shqipërisë.
EURO 2020, kualifikuese
“Elbasan Arena”, Elbasan
Shqipëri – Moldavi 2-0
Cikalleshi 66′, Ramadani 90+2′
Shqipëri: Berisha, Hysaj, Ismajli, Mavraj, Veseli, Lenjani (Roshi 58′), Ramadani, Kaçe (Qose 83′), Abrashi, Sadiku (Cikalleshi 58′, Uzuni. Trajner: Edi Reja
Moldavi: Koshele, Jardan (Graur 76′), Efros, Armash, Cebotaru, Carp, Antoniuc, Reabciuk, Suvorov (Cociuc 74′), Damashcan (Boiciuc 70′), Ginsari. Trajner: Aleksandru Spiridon
Kartonë të verdhë: Ramadani 90+3′ / Armash 56’, Karp 76′