Kukësi afron një mesfushor dhe një portier në skuadër

Pasi largoi disa nga futbollistët që ishin pjesë e organikës në sezonin që sapo u mbyll, Kukësi ka nisur punën me merkaton në hyrje, duke prezantuar edhe dy afrimet e para të verës. Bëhet fjalë për mesfushorin Emiliano Musta dhe portierin Ilir Avdyli,

Pasi largoi disa nga futbollistët që ishin pjesë e organikës në sezonin që sapo u mbyll, Kukësi ka nisur punën me merkaton në hyrje, duke prezantuar edhe dy afrimet e para të verës. Bëhet fjalë për mesfushorin Emiliano Musta dhe portierin Ilir Avdyli, raporton  Top Channel.

Ata janë bërë pjesë e skuadrës verilindore dhe do të vihen menjëherë nën urdhrat e Ernest Gjokës, për të përgatitur ndeshjet eliminatore të Europa League.emiliano musta

Mesfushori Musta vjen pas dy sezonesh mjaft të mira te Flamurtari i Vlorës, ku ka spikatur veçanërisht këtë vit nën urdhrat e Ilir Dajës, ndërsa portieri Avdyli ishte pjesë e Kamzës në dy vitet e fundit, por mbeti pa ekip, pasi përjashtimit të këtyre të fundit në fillim të këtij viti.

Kujtojmë që më herët Kukësi ka njoftuar largimin nga skuadra të futbollistëve si Reginaldo, Willian Cordeiro, Dzaria dhe Gomis, ndërsa tashmë po punohet me shpejtësi për të plotësuar ekipin.Image result for ilir avdyli