Përfundon Kategoria Superiore, shpëton Tirana, Teuta në Europë

Tirana mposht thellë Flamurtarin dhe siguron zyrtarisht mbijetesën në Kategorinë Superiore. U mbyll me festën e bardhebluve java e 36-të dhe njëkohësisht e fundit e kampionat. Në kryeqytet në stadiumin Selman Stërmasi, Tirana kaloi minuta ankthi pasi pjesa e parë ndaj Flamurtarit përfundoi në barazim pa gola ndërsa Kastrioti ishte duke fituar ndaj Kukësit në Kamëz me rezultatin 0-1, por frika dhe ankthi i bardhebluve përfundoi në harkun e pak minutave nga e 65-ta në të 67-ën kur Albi Doka realizoi dy herë, me golin e dytë që ishte një perlë e vërtetë për të qetësuar tifozët e shumtë në shkallët e stadiumit presidentin Halili në tribunë dhe trajnerin Ardian Mema në stol.

Rezultate imazhesh për kategoria superiore

Për të vulosur fitoren e Tiranës mendoi Edon Hasani që vulosi rezultatin me golin e 3-0. Me këtë fitore Tirana u ngjit në kuotën e 47 pikëve dhe e mbylli madje kampionatin në kuotën e 47 pikëve pasi përfitoi nga një gol e Eraldo Çinarit në fund që i hoqi fitoren nga duart Luftëtarit dhe i zbriti gjirokastritët në vendin e tetë në kuotë të barabartë pikësh me bardheblutë.Kastrioti ndërkohë ishte në avantazh falë finalizimit të Ersil Ymerajt deri në minutën e 80-të ndaj Kukësit sepse më pas duke parë edhe rezultatin e Tiranës, krutanët hapën portën duke pësuar 3 gola me Kukësin që blindoi vendin e dytë, ndërsa Reginaldo i cili realizoi dy herë kundrejt vetëm një goli të Shkurtajt, fitoi betejën me shokun e skuadrës për Këpucën e Artë të Superiores duke e mbyllur kampionatin me 13 gola. Siguroi zyrtarisht kualifikimin në Europa League edhe Teuta që me dy gola në minutat shtesë të Kallakut dhe Camara mposhti 2-0 Laçin në Niko Dovana dhe u ngjit në kuotën e 57 pikëve duke u renditur e treta.

Në vend të 4-t u pozicionua Skënderbeu që fitoi 3-0 në tavolinë ndaj Kamzës dhe parakaloi në renditje Flamurtarin. Tashmë korçarët presin një përgjigje pozitive nga CAS dhe që Kukësi të mposhtë Tiranën në finalen e Kupës së Shqipërisë për të luajtur në Europë. Në Gjirokastër ndërkohë në një ndeshje pa objektiva Luftëtari e Partizani u ndanë në një barazim 1-1 me Partizanin që e mbylli kampionatin në kuotën e 70 pikëve iu fal sërish këmbëve të Eraldo Çinarit që realizoi një supergol në minutat shtesë duke barazuar golin e grekut Chanti të Luftëtarit./SS