Sarri në hall, Chelsea humbet edhe Kante për finalen ndaj Arsenalit!

Chelsea merr një goditje të rëndë vetëm dy ditë para finales së Europa League ndaj Arsenalit që do të zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit Baku.

Chelsea merr një goditje të rëndë vetëm dy ditë para finales së Europa League ndaj Arsenalit që do të zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit Baku.

Shtylla e mesfushës së Bluve të Londrës, francezi N’Golo Kante rrezikon seriozisht të mos luajë në finalen e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Europë,shkruan Top Channel.

Kampioni i Botës me Francën në Rusi 2018, ka pësuar një dëmtim në gju në stërvitjen e ditës së shtunë dhe mjekët e Chelsea-t nuk janë aspak optimistë se Kante mund të rikuperohet në kohë për derbin londinez që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje.

Kante humbi edhe dy sfidat e fundit të Premier League për një problem në kofshë dhe mungesa e tij do të jetë një problem i madh për trajnerin Maurizio Sarri i cili nuk do të ketë në dispozicion as tre lojtarë të tjerë me peshë si Rudiger, Loftus-Cheek dhe Hudson-Odoi.